Çehov/ ”Demokracia nuk i përshtatet shoqërive të paditura, sepse shumica e paditur është ajo që do të vendosë…”
Kur u pyet shkrimtari Anton Çehov për natyrën e shoqërive të dështuara, ai u përgjigj:
▪️Në shoqëritë e dështuara, ekziston një mijë budallenj për çdo mendje të mençur, dhe një mijë fjalë të pamenduara për çdo fjalë të urtë.
Prandaj, nëse sheh që temat e kota dhe sipërfaqësore dominojnë diskutimet në një shoqëri, dhe njerëzit e pavlerë zënë skenën, dije se po flet për një shoqëri shumë të dështuar.
▪️Për shembull, këngët dhe fjalët pa kuptim gjejnë miliona njerëz që kërcejnë dhe i përsërisin ato; autori i këngës bëhet i famshëm, i njohur dhe i dashur madje njerëzit marrin mendimin e tij edhe për çështjet shoqërore dhe jetësore!
Ndërkaq, shkrimtarët dhe autorët, askush nuk i njeh, as nuk u jep vlerë apo peshë.
▪️Shumica e njerëzve duan pavlerën dhe mpirjen mendore: ai që na mpin për të na shkëputur nga realiteti, apo ai që na bën të qeshim me gjëra boshe, është më i dashur për ta se ai që na zgjon dhe na dhemb me të vërtetën.
Pikërisht për këtë arsye, demokracia nuk i përshtatet shoqërive të paditura, sepse shumica e paditur është ajo që do të vendosë për fatin tënd.

@NewsIn.Al
