Këtë të premte ka ndërruar jetë ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Fatkeqësisht ai nuk ia ka dalë dot t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke u ndarë nga jeta ditën e sotme. Kujtojmë se Nano u shtrua edhe më herët në spital, për një sëmundje të rëndë të mushkërive dhe zemrës.
Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë për disa vite dhe ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 e deri në vitin 2005.
@NewsIn.Al
