Ilir Meta live…
Në konferencën për shtyp, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tregoi një bisedë që kishte me kreun e PD-së Lulzim Basha në Gjermani, në një kohë që situata në 2019 ishte e ndezur nga protestat e opozitës dhe në qershor ishin dhe zgjedhjet lokale.
Pas Foltores së Berishës, presidenti Meta filloi “Faltoren” e tij. Një konferencë shtypi e mbushur vetëm me shfajësime nga ana e tij dhe mbushur me akuza ndaj ish aleatit të ti të rradhës Basha.
”Siç e dini Presidenti kishte caktuar datën 30 qershor. Sa më shumë afrohej data 30 qershor, aq më shumë përshkallëzohej konflikti mes partive. Dukej qartë se palët politike provokonin njëri-tjetrin. Kjo situatë u shoqërua me dhunë, patën të plagosur e të dëmtuar, mijëra qytetarë përjetuan gazin. Kjo e tensionoi klimën politike në vend. Në qershor, opozita mbajti protestën masive finale. Presidenti administroi se informacione se gjatë kësaj proteste do të përdorej dhunë arbitrare ndaj institucioneve. Presidenti ndodhej në Gjermani në këtë kohë, kohë gjatë të cilës erdhi edhe zoti Basha, i’u lut Presidentit të Republikës dhe në prezencë të të tjerëve. Iu përgjërua me lot në sy që Presidenti të anulonte protestën e 8 qershorit. Kjo pasi Basha nuk e mbante dot më nën kontroll popullin”
@NewsIn.Al

