KreuAktualitetiÇfarë do të ndodhë nëse ka luftë në shkallë të gjerë? A...

Çfarë do të ndodhë nëse ka luftë në shkallë të gjerë? A do ndërhyjë Rusia dhe Irani? Po Amerika?

Opinion nga Sebastian Zonja

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë menjëherë për të ndalur sulmin e Izraelit në Liban përndryshe do marrë flakë gjithë rajoni. Në qendër të fjalimit të tij në OKB do të jetë lufta në Gaza dhe Libani.
Kur Erdogani thotë komuniteti ndërkombëtar ka ndërmend Amerikën. Turqia është vetë aktor me peshë në Lindjen e Mesme, por po i kërkon Amerikës të ndërhyjë menjëherë, pasi vatra e re e luftës do tërheqë edhe Iranin edhe Rusinë në lojë, shkruajnë medie të ndryshme turke.
Izraeli ndërkohë ka dhënë sinjale se do të ndërhyjë ushtarakisht në Liban duke argumentuar se do të luftojë Hezbollahun. Operacioni mediatik ka filluar duke e cilësuar luftë ndaj Hezbollahut, jo ndaj një shteti sovran, Libanit.
Çfarë do të ndodhë nëse ka luftë në shkallë të gjerë? A do ndërhyjë Rusia dhe Irani? Po Amerika?

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit