KreuAktualitetiÇfarë ka ndryshuar? Rama zbulon detaje të reja për projektin e dhëndrit...

Çfarë ka ndryshuar? Rama zbulon detaje të reja për projektin e dhëndrit të Trump…

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me operatorët turistikë në Vlorë ka folur edhe për projektin e investimit të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në Ishullin e Sazanit.

Rama bëri të ditur se negociatat për projektin vijojnë ende dhe se shteti shqiptar do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin, ndërsa theksoi se projekti është rishikuar, me më pak ndërtime dhe me fokus kulturor e turistik, duke synuar zhvillimin e zonës dhe ndikim pozitiv për Vlorë.

“Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Ne akoma dhe sot nuk i kemi mbyllur negociatat për Sazanin. Shqipëria do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin. Dhe në këtë pikë shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. S’do jetë resort i mbyllur, s’do bëhet rezervat i privilegjuar. Projekti i Sazanit ka ndryshuar ë proces. Ato do të ketë shumë pak ndërtime dhe do të ketë një profil kulturor, artistik të rëndësishëm. Do të jetë një nga projektet më të bukura të zhvilluara në Mesdhe. Kjo do sjelli vetëm të mira për Vlorën”, tha Rama.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit