Dhe pas dimrit më të gjatë që ka njohur ndonjëherë Evropa na dëbuan. Dhe mes anijeve dhe doganave pa shpirt, na lanë në mëshirën e fatit. Më pas nuk na dhanë asgjë nga ato që regjimi u kishte konfiskuar prindërve tanë. Më vonë na përqeshën. Na thanë “Jorgo”.

Dhe pasi shteti ynë na shfrytëzoi deri në fund, ne u dërguam prindërve tanë mundin tonë, ndërsa mbanim mbi supe peshën e “shqiptarit” në kohë të vështira e të ashpra, përsëri vazhduam të qëndrojmë në këmbë. Strehuam dhe ndihmuam bashkatdhetarët tanë atëherë kur gjithçka ishte e errët. Dhamë shpirtin tonë kur krisnin armët e urretjes, larg nënës dhe babës, motrës e vëllait.
U mësuam jo vetëm fëmijëve por edhe nipërve tanë gjuhën tonë. Mbajtëm gjallë lidhjet me nënën Shqipëri, pa interesa, pa poste, pa kërkesa. Shkruam dhe folëm për Shqipërinë. Nuk e mohuam kurrë identitetin tonë.
Dhe kur erdhi momenti, nuk u gjet as edhe një për të na ofruar qoftë edhe një buzëqeshje, një “faleminderit” të thjeshtë.
Kjo është diaspora e vërtetë….larg salloneve, mbledhjeve dhe nderimeve. I përshëndes me lot në sy, kudo që ndodhen.

Alma Suljoti
Korçë – Follorinë 13 Prill 2026
@NewsIn.Al
