KreuAktualitetiÇfarë po ndodh?! Mbi 7 orë seanca në GJKKO/ Avokatët e Veliajt...

Çfarë po ndodh?! Mbi 7 orë seanca në GJKKO/ Avokatët e Veliajt duan të japin para dhe…

Çfarë po ndodh?! Mbi 7 orë seanca në GJKKO/ Avokatët e Veliajt duan të japin para dhe…

Prej orës 10:00 po vijon seanca në Apelin e GJKKO-së për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Avokati ka pretenduar se nuk ka asnjë kusht apo kriter që kryebashkiaku Veliaj të vijojë të qëndrojë në qeli. Ai ka theksuar se klienti i tij nuk ka rrezik që të prishë provat si dhe që të largohet jashtë vendit.

Si alternativë avokatët e Veliajt mësohet të kenë dhënë garanci pasurore dhe së dyti dorëzimin e pasaportës me qëllim për të shmangur largimin jashtë vendit të Veliajt nëse Gjykata ka dyshime të tilla.

Në përfundim të mbrojtjes, Prokuroria e Posaçme do japë qëndrimin e saj sa i përket kërkesave të avokatëve që kanë ankimuar masën. Në fund të seancës, gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur më pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin “arrest me burg” apo në rast se do ndryshojë vendimin e shkallës së parë. (Rilindje)

@NewsIn. Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit