KreuAktualitetiKlodiana Lala_ Prova të reja kundër Erion Veliajt

Klodiana Lala_ Prova të reja kundër Erion Veliajt

Klodiana Lala_ Prova të reja kundër Erion Veliajt

Vendimi i Apelit të GJKKO për Erion Veliajn u shty për nesër (12 mars, ora 12:30) pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura kundër kryebashkiakut të Tiranës nga prokurorët e çështjes së tij, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Sipas gazetares Klodiana Lala, pozitat e Veliajt, i cili kërkon lirinë, mund të rëndohen me paraqitjen e provave të reja.

“Veliaj kundërshton masën e sigurisë duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushte dhe kritere të prishë provat dhe do të ndihet i lirë për të shkuar në punë. Fakti që SPAK ka sjellë prova të reja, kjo mesa duket e rëndon deri diku pozitën e Veliajt, i cili ka diskutuar deri më tani mbi bazën e provave që kanë patur në dispozicion”, tha Klodiana Lala.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit