KreuAktualitetiÇfarë po paralajmëron Spartak Braho?_“SPAK ka ndezur motorët”

Çfarë po paralajmëron Spartak Braho?_“SPAK ka ndezur motorët”

Çfarë po paralajmëron Spartak Braho?_“SPAK ka ndezur motorët”. Ai propozon ndëshkim të rëndë për kërcënuesit e drejtësisë

“SPAK ka ndezur motorët. Po punon ka një angazhim të mirë. Mesa duket është rrjedhojë edhe e një drejtimi aktual të mirë të një prokurori të ri në detyrë por jo në profesion, si Altin Dumani që ka flakur frikën këtej dhe me qëndrimin e tij u jep zemër bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij të punës. Është e rëndësishme shmangia e frikës por SPAK duhet ndihmuar” tha Braho.
Braho vë theksin dhe tek ndihma logjistike që i duhet ofruar SPAK.

“SPAK duhet ndihmuar me prapavijën logjistike të tij. SPAK ka shumë ngarkesë. Unë e di shumë mirë. Punojnë 30 hetues të BKH-së, por edhe 80 të jenë janë pak” tha gjatë intervistës

Ai propozon ndëshkim të rëndë për kërcënuesit e drejtësisë

“Kur kërcënohet një prokuror apo hetues duhet të godasë plumbi kokës se nuk ka rrugë tjetër. Ndryshe nuk kemi bërë gjë për të mbrojtur SPAK. Duhet mbrojtur me veprime ekstremisht të forta. Reagime të tilla që të mësojnë mirë ata që mendojnë, që nisin të mendojnë pa le të veprojnë kundër jetës së prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë. Që plumbi i kokës është pak. Këtë duhet ta bëjë ky shtet. Duhet të ngrejë zërin fort SPAK dhe ai që merret me normat. Plumbin kokës kujtdo që rrezikon jetën punonjësit të drejtësisë” tha Spartak Braho.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit