HomeBotaChampions League/ Bayerni shkatërron Lazion, Chelsea bën surprizën

Champions League/ Bayerni shkatërron Lazion, Chelsea bën surprizën

Bajerni i Mynihut tregon se jo më kot është kampioni i Europës. Bavarezët mposhtën me rezultatin e thellë 1-4 Lacion në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve në Romë. Skuadra e Hansi Flik i mbylli llogaritë e kësaj sfide me 3 gola në pjesën e parë.

Skuadra e Simone Inzagit u mjaftua me golin e Korreas, dy minuta pas autogolit të Açerbit në fillim të pjesës së dytë. Tashmë, ndeshja e kthimit në Gjermani mbetet vetëm një formalitet për Bajernin, ndërsa Lacio duhet të kryejë një mrekulli të çmendur për të arritur për herë të parë në histori të kualifikohet për çerekfinalet e këtij kompeticioni.

ATLETICO-CHELSEA 0-1

Me rezultat minimal 1-0, Chelsea ka arritur që të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Atletico Madrid. Ndeshja e vlefshme për 1/16-tën e finales midis Atletico Madrid dhe Chelsea të zhvilluar në Wanda Metropolitano e vendos goli i shënuar nga Oliver Giroud 71′. Francezi arriti që të shënoi një gol mjaft të bukur me ‘gërshërë’ dhe mund të jetë në garë për ‘Puskas Award’. Edhe pse fillimisht ky gol u anulua për shkak se mendohej se kishte pozicion jashtë-lojë, në fund VAR-i vendosi ta lejojë atë. Ndeshja e kthimit do të luhet më 17 mars në Stamford Bridge.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments