KreuAktualitetiCHAMPIONS LEAGUE/ Finale e parakohshme mes Manchester City dhe Realit

CHAMPIONS LEAGUE/ Finale e parakohshme mes Manchester City dhe Realit

CHAMPIONS

Finale e parakohshme mes Manchester City dhe Realit, Milan eviton Juventusin, Bayern peshkon Celtic

Champions/ Goglat “shpëtojnë” Bayernin, finale e
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës “play-off” të Champions League në formatin e ri.

Dueli që spikat është padyshim finalja e parakohshme mes Manchester City dhe Real Madrid, me Bayernin që evitoi “Qytetarët” dhe do të ndeshet me Celtic.

Milani dhe Juventusi kanë evituar njëra-tjetrën, me kuqezinjtë që do të ndeshen me Feyenoord, ndërsa bardhezinjtë do të kenë përballë një tjetër skuadër holandeze, PSV Eindhoven.

PSG do të ketë një derbi me Stade Brest, ndërsa takimet e tjera janë Monaco-Benfica, Club Brugge-Atalanta dhe Sporting-Dortmund.

SHORTI:

Club Brugge – Atalanta

Sporting Lisbon – Borussia Dortmund

Manchester City – Real Madrid

Celtic – Bayern Munchen

Juventus – PSV

Feyenoord – Milan

Stade Brest – PSG

Monaco – Benfica

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit