Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiNën hetim nga SPAK/ A duhet të japë dorëheqjen Veliaj? Ja si...

Nën hetim nga SPAK/ A duhet të japë dorëheqjen Veliaj? Ja si përgjigjet Erion Braçe…

Nën hetim nga SPAK/ A duhet të japë dorëheqjen Veliaj? Ja si përgjigjet Erion Braçe…

Në diskutimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, postin e tij si dhe faktin që është një person nën hetim, Erion Braçe ka theksuar se ai duhet respektuar pasi akoma prezumohet i pafajshëm.

Veliaj është një person nën hetim dhe meriton të respektohet në raport me Kushtetutën, pra prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të Gjykatës. Veliaj është një person nën hetim, kurse ndaj Ilir Metës ka një akuzë të ngritur për të. Ndërhyrje në të tilla procese është e tepërt. Duhet të mësohemi ku politikani duhet të bëjë politikë dhe jo ‘kamxhikun’ mbi organet e drejtësisë. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin, për të garantuar një proces të drejtë dhe të barabartë”, tha Braçe.

I pyetur për dorëheqjen e Veliajt, Erion Braçe përgjigjet se kjo është një çështje individuale.

Dorëheqja e Veliajt? “Është diçka personale. Por në lidhje me këtë, ngrihet pyetja tjetër që po në rast se nga hetimet për Veliajn rezulton se është e pamundur të ngrihet një akuzë? Pra, në këtë vend është një fije e hollë peri që ndan të bërit drejtësi nga linçimi”, tha Braçe. (RILINDJE)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments