Friday, June 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiCinismi i pulës!

Cinismi i pulës!

Do të doja shumë të qeshja, por fatkeqësisht, çështja është për të qarë… bëhet fjalë për filetat e pulës të kontaminuara që janë shpërndarë dhe vazhdojnë të qarkullojnë ende në tregun e brendshëm.

Po ndiqja emisionet televizive ku dominonin gazetarët shpëtimtarë të kombit, të cilët, në vend që të kërkonin të gjenin të vërtetën, kërkonin të gjenin kush është fajtor dhe kë të akuzojnë. Disa me kujdes dhe disa pa turp.

Nga njëra anë, organet shtetërore e bënë siç duhet punën e tyre, nga ana tjetër, kompania që nuk e dinte dhe nuk u informua në kohë, sipas avokatit të saj, dhe ligji ndërhyri, siç duhej, dhe disa funksionarë publikë, megjithëse nuk besoj se janë, u vunë në dispozicion.

Këto ditët e fundit po mundohem të kuptoj se çfarë ka ndodhur dhe kush ka, nëse ka, përgjegjësi. Sigurisht që do na e thotë drejtësia.

Po kush e paguan faturën? Konsumatori, qytetari, çdo njeri që jeton dhe viziton vendin.

Dhe kemi edhe politikanët, jemi në periudhë zgjedhore gjithsesi.

Pra, duhet të dorëhiqet ministri sepse një kompani solli mish të kontaminuar dhe mishi nuk u kontaminua këtu, ishte i kontaminuar. Duhet të dorëhiqet sepse nuk ka një inspektor për çdo supermarkete, minimarket, kasap ose etj. E kthyer në diskutim komik.

Por po humbasim thelbin dhe thelbi është se askush nuk di me siguri ku janë shitur kaq shumë tonë fileto pule. Kompania shiti pa dokumente… hopa, dhe ku janë autoritetet tatimore?

Për vitin 2030 duam të hyjmë në Bashkimin Evropian, por me shmangie taksash mbi 50%, dhe po them pak, e shoh pak të vështirë.

Pse vallë shoqëria në Shqipëri është kaq cinike? Ku është interesi dhe solidariteti? Me keqardhje po më konfirmohet një gjykatës i lartë kur e pyeta disa vjet më parë nëse ka vlerë jeta në Shqipëri dhe ai më përgjigj se, fatkeqësisht, jo.

Vetëm paraja dhe pushteti, ose të dyja bashkë, merren parasysh këtu. Sigurisht, po të mos kishin subvencionuar shteti shqiptar dhe BE-ja këtë kompani me 4 milionë euro, ndoshta do ta kishim shpëtuar sot. Sepse në këtë vend, pas një “krimi”, ka gjithmonë një tjetër që e paraprin.

Të dashur, mos përpiqni të gjeni viktima për të fajësuar, që dikush të paguajë, të mbyllet çështja dhe të themi se e bëmë punën tonë.

Ne të gjithë jemi ndërtimi i kalbur. Ne vetë, që shmangim të denoncojmë çdo shkelje, të vogël apo të madhe. Frika nga pushteti na ka pushtuar. Por po mësojmë diçka… çdo periudhë parazgjedhore është e duhura për ndërtime të paligjshme, mosbindje etj, etj.

Përfundimet janë të gjitha të juaja!

Les Miserables

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments