Në Ditën Botërore të AUTIZMIT
BIRIT TIM
Tek syri yt,pashë lotin tim
dhe fshehur teje qava
Tek loti yt,pashë
dhimbjen time
dhe thellë psherëtiva
Tek buzëqeshja jote,
ndjeva dashurinë time
dhe të putha
fort,
fort,
fort
Ti je BIRI im,
ti je BOTA ime
DIELLI im,
Ti je
Biri im autik
Ti s’kupton asgjë,
por të kuptoj unë,
më dukesh si Ëngjëll
kur qesh në gjumë
Ti je gjithcka
Ti je askush
vështrimi yt,
jetën ma mbush
Ti je Ai,
që s’di se ç’je:
një petale,
një rreze,
një agim…
Ti je DASHURIA ime
i PAFAJSHMl
BIRI im !
Albina TREBICKA
@NewsIn.Al

