Ç’mëkat paskemi bërë o Zot! Deri kur…?!?
Ti flet dhe unë të dëgjoj…ti tregon për veten dhe kërkon që të të besoj…ti më thua sot që “AI i djeshmi” nuk je ti…ti flet për të drejtën, pasi e hoqe këtë fjalë dhe nga fjalori…ti flet për ideale dhjetori, por ti dhjetorit vetëm dimrin i ke marrë…ti flet për ditë rrëzimi monumentesh, por kudo në trup mban akoma bronxin e tyre…ti flet për karakter, por karakter nuk ke, sepse nuk përmbyset karakteri nga një moment në tjetrin, siç mund të kthehet astari i një xhakete…ti flet e ulërin, por unë u lodha me ty, u zhgënjeva, u vrava. u dëbova…ti do vazhdosh të flasësh përsëri, sepse nuk e kupton çfarë flet, por nesër nuk do jem veç unë ai që nuk do të dëgjojë më, nuk do jenë më edhe ata që të dëgjojnë sot nga frika…jo…jo…nesër ty nuk do të dëgjojë as vetja jote!
Ç’mëkat paskemi bërë o Zot! Deri kur…?!?
Ilir Jano, Korçë 2017
@NewsIn.Al
