Wednesday, May 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiÇ'ndryshim ka 8 dhjetori? A nuk u kthye dhe kjo ditë si...

Ç’ndryshim ka 8 dhjetori? A nuk u kthye dhe kjo ditë si 8 marsi, 1 maji etj/ Ilir Jano

Ç’ndryshim ka 8 dhjetori? A nuk u kthye dhe kjo ditë si 8 marsi, 1 maji etj…

Është e dhimbshme, por e vërtetë. Dita e sotme si çdo ditë tjetër, i vetmi ndryshim është se e kanë shpallur ditë pushimi…ditë argëtimi, mbushur me tallava, kërcime dhe mburje nëpër ekrane.
Çfarë simbolizon kjo ditë? Ku është rinia e 34 viteve para? Po partia që u themelua nga kjo lëvizje studentore?
Ku janë studentët, pedagogët…ore populli ku është?
Edhe në “terezi” sikur ta kishin, një protestë për “hir” të atyre ditëve duhet ta kishin mbajtur!
Ditë pushimi në nderim të protestës shpirtërore, përkujtuar me muzikë lokalesh dhe mburrje politikanësh!
E dini pse nuk përsëritet më 8 dhjetori 1990, bashkë me revoltat e asaj kohe?
Sepse atë “uragan” nuk e organizonte asnjë parti, nuk kishte të parë, të dytë, apo të tretë…kishte studentë dhe pedagogë të thirur me emra fakultetesh!
Partia mëmë, “dirigjonte” vetëm delegatët e vet , të instruktuar për të zaptuar kupolat e çdo lëvizje të re!
Sot janë partitë…pa “bilibilin” e tyre nuk fillon më loja…sepse çdo gjë në këtë vend është kthyer në një lojë të neveritshme politikanësh, “Ngrihu prift, të ulet hoxha” dhe anasjelltas.
Ashtu si u krijuan ashtu vazhduan… “e mëkën” 8 dhjetorin dhe çdo ngjarje që të mbushte me shpresë në ato vite!

Demokraci pa themel…si mundet të rronte kjo ëndërr kur ne nuk dënuam kurrë ata që na e kishin vrarë këtë? Ata që vranë të rinjtë në kufi e të dënuarit në burgje…kush i gjykoj dhe dënoi xhelatët e tyre?!

Liri – Demokraci!  
Le të kujtojmë ato ditë plot zjarr, plot revoltë, plot ëndrra dhe plot besim…ti kujtojmë se vetëm ajo na ka mbetur!
Asgjë tjetër…asgjë veç grushtit të “salduar” mbi ballë!
Ilir JanoKorçë, 8 dhjetor 2024

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments