KreuAktualitetiÇudia vazhdon/ PD e Bashës, pa asnjë kandidat për zgjedhjet e shtatorit...

Çudia vazhdon/ PD e Bashës, pa asnjë kandidat për zgjedhjet e shtatorit në Kukës

Çudia vazhdon/ PD e Bashës, pa asnjë kandidat për zgjedhjet e shtatorit në Kukës

Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha nuk do të ketë kandidat për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës. Në garë janë vetëm Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj nga Partia Socialiste.

Afati për regjistrimin e kandidatëve në KQZ është sot në mesnatë.

Në një njoftim, PD, Dega Kukës bën të ditur se vendimi u mor pas diskutimeve dhe konsultimeve me strukturat drejtuese të partisë.

Shkak për mos marrjen pjesë në garën elektorale të shtatorit, PD zyrtare bën kohën e pamjaftueshme në dispozicion si dhe “pasojat e frymës së konfliktit të ndezur mes demokratëve.”

Për PD, kjo është koha që të anëtarët të fokusohen te ringritja e degës së Partisë dhe “krijimit të alternativës që presin qytetarët e Kukësit për të rrëzuar qeverinë.”

Sidoqoftë, e pajustifikueshme tërheqja nga gara.

Si mundet të fitosh kur nuk merr pjesë në zgjedhjet?

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit