Tuesday, July 8, 2025
spot_img
HomeAktualitetiDALLDISJE ZEMRE.../Poeti korçar në Athinë Bledi Trebicka

DALLDISJE ZEMRE…/Poeti korçar në Athinë Bledi Trebicka

DALLDISJE ZEMRE…

Kur mendjen e ka kapitur gjumi
ashtu, në gjendje gjysmë të gatshme,
e lodhur prej betejave të ditës,
në kohë ndalim ëndrrash,
zemra dalldiset e arratiset
Dorëkapur me ndjesitë hedh valle
në lëndinat e pranverës,
atë të Rajcës…
Dhe atëherë më vjen kujtimit rrëfimi i atit
për kohën e burrërimit në ushtri aty
si histori sekreti të rrëfyer
shumë vite pas mbarimit…
Pas saj kish ndodhur maturimi.
Të isha forcuar pak më shumë dhe unë
me stuhitë të di të përballem.
I rri përballë ndikimit tënd
tek prej cepave të syve rrjedh mund i tretur
Si trofe gëzimi yt
përshëndet rrotullimin nga skajet
lëmon brengën me ëmbëlsi
dhe pëshpërin paqen…
A të kam thënë sa ta dua?
Nxitoj, me qerpikët gjysmë lëshuar,
të përmënd veten nga kllapi e rënies
dhe i pa mbrojtur këndoj pranverën.
Një dorë qershi e zhys në ujë
Tërheq xhamin nga ku petalet e trëndafilit
janë puthur me erën…
dhe drita dehet me trajtën tënde

Bledi Trebicka.14.05.2024.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments