KreuAktualitetiDarka e Olaf Scholz Emmanuel Macron - "Miqësia e pathyeshme" midis Gjermanisë...

Darka e Olaf Scholz Emmanuel Macron – “Miqësia e pathyeshme” midis Gjermanisë dhe Francës

Darka e Olaf Scholz Emmanuel Macron – “Miqësia e pathyeshme” midis Gjermanisë dhe Francës

Është hera e parë që Olaf Solz mirëpret një lider të huaj në vendbanimin e tij si kancelar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u prit të martën nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në Potsdam.

Kancelari gjerman e mori mysafirin e tij në një turne në kryeqytetin e Brandenburgut, ku ai banon, ndërsa të dy liderët darkuan në një restorant lokal.

“Vendet tona janë të lidhura me miqësi të pathyeshme. Së bashku ne përballemi me sfidat e kësaj kohe. Prandaj jam i lumtur që ju takoj sot në qytetin ku jetoj. Mirë se vini në Potsdam, i dashur Emmanuel Macron!”, shkroi në Twitter kancelari Solz, me postime në gjermanisht dhe frëngjisht.

Macron në Berlin në korrik

Olaf Solz ka shëtitur me Emmanuel Macron në qendër të Potsdamit dhe në “Ishullin e Miqësisë”, ndërsa kanë vizituar së bashku Muzeun Barberini.

Është hera e parë që kancelari gjerman mirëpret një lider të huaj në rezidencën e tij, rreth 40 kilometra larg Berlinit.

Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin nga data 2 deri më 4 korrik me ftesë të Presidentit Federal, Frank-Walter Steinmeier.

Burimi: APE – MEB

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit