Zgjedhja e kryetarit në PD_ jep dorëheqjen Jorida Tabaku dhe largohen deputetë të tjerë.Sipas Bejkos, këta deputetë, i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim.
Jorida Tabaku ka dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike. Në deklaratën e saj, midis të tjerash ka thënë:
“Pas vendimit të kryesisë për të vazhduar procesin zgjedhor, kërkova që të gjejmë një dakordësi për mënyrën si?! Në gjykimin tim veprimet e tilla të njëanshme si në të shkuarën kanë ndikuar në zvogëlimin e PD dhe kanë sjellë në një situatë si kjo e sotmja. Prandaj refuzova të votoj për një vendim që në mendimin tim na dëmnton sot për mënyrën se si po merret dhe në kushtet në të cilat po merret!
Duke pasur parasysh gjithë situatën, vendosa që të tërhiqem edhe nga pozicioni i nënkryetares së PD”!
Ndërkohë ka reaguar dhe sh kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, i cili e ka cilësuar thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes nga disa deputetë të PD-së. Këtu mund të përmendim, Gazment Bardhin, Saimir Korreshin, Helidon Bushatin, Dashnor Sulën, Lefter Gështenjën, Bledion Nallbatin dhe Dhurata Çupi. Sipas Bejkos, këta deputetë, i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim.
Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD. Unë i propozova të dy propozimet, i përputha në një. Muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma.”- thotë Bejko.
@NewsIn.Al

