Wednesday, November 6, 2024
spot_img
HomeAktualitetiDashuria e vërtetë është pranimi i gjithë asaj që: është, ishte, do...

Dashuria e vërtetë është pranimi i gjithë asaj që: është, ishte, do të jetë dhe nuk do të jetë.

“Dashuria e vërtetë është pranimi i gjithë asaj që: është, ishte, do të jetë dhe nuk do të jetë.”

Ishte ora rreth 8:30 kur një i moshuar 80-të vjeçar erdhi për të hequr fijet e qepjes nga gishti i dorës. Më tha se ishte me nxitim pasi kishte takim në orën 9:00. I hodha një sy shëndetit të tij të përgjithshëm dhe e sistemova të ulëj. E dija që duhej më shumë se një orë përpara se dikush të merrej me të. E shikoja teksa kontrollonte orën me ankth dhe vendosa tia shikoj unë plagën sepse nuk isha i zënë me ndonjë pacient tjetër.

Gjatë kohës që po i kontrolloja plagën fillova të bisedoj me të. E pyeta nëse kishte ndonjë vizitë mjekësore tjetër meqë kishte kaq nxitim. I moshuari më tha jo por i duhej të shkonte tek azili për të ngrënë mëngjes me gruan e tij. Më tha se e shoqja qëndronte në azil prej shumë kohësh pasi ishte me Alzhaimer (personat me këtë sëmundje humbin kujtesën dalëngadalë).

E pyeta nëse e shoqja do të bëhej merak nëse shkonte pak me vonesë atje. Mu përgjigj se ajo nuk e njihte më që prej pesë vitesh. Atëherë me një zë të habitur e pyeta, “Dhe akoma shkon çdo mëngjes, edhe pse ajo nuk e di kush je?” I moshuari buzëqeshi, më përkëdheli dorën dhe tha, “Ajo nuk e di kush jam unë, por unë e di ende se kush është ajo”.

Me zor mbajta lotët. Mu rrënqeth mishi dhe mendova, “Ky është lloji i dashurisë që dua të kem në jetën time”. Dashuria e vërtetë nuk është as fizike as romantike. Dashuria e vërtetë është pranimi i gjithë asaj që: është, ishte, do të jetë dhe nuk do të jetë.

Vasil Jorgji_ “Të gjithë shqiptarët e bashkuar”

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments