KreuAktualitetiDemshperblimet , ndaj ketij veprimi arbitrar per te cilin askush nuk mban...

Demshperblimet , ndaj ketij veprimi arbitrar per te cilin askush nuk mban pergjegjesi

Burgimi i padrejte , ky burgim per te cilin askush nuk ka mbajtur pergjegjesi deri me sot , as Prokuroret dhe as gjykatat !

Duke marre shkas nga nje studim i cili eshte kryer ne lidhje me padite me objekt “Kompensim per burgim te padrejte” te cilat i kane kushtuar buxhetit te shtetit miliona euro dhe perkatesisht Rezulton se vetëm për tre vitet e fundit këto dënime të gabuara i kanë kushtuar 161 milionë lekë të reja ose 1.3 milionë euro buxhetit të shtetit. Më konkretisht, sipas të dhënave që Investigative Network Albania mblodhi nga Ministria e Financave dhe degët e Thesarit në vend për pagesat që janë alokuar nga buxheti i shtetit “Për vendime gjyqësore të formës së prerë, “Për kompensim për burgime të padrejta”, për vitin 2018 është alokuar fondi prej 70,199,594 lekësh; për vitin 2019 ky fond është 62,236,386 lekë; ndërsa për vitin 2020, kur edhe gjykatat kanë qëndruar mbyllur për një kohë të gjatë për shkak të rregullave të diktuara nga pandemia Covid-19, vlera e dëmshpërblimit të alokuar është 28,725,281 lekë”, – thotë Ministria e Financave. dhe per kete lloj papergjegjshmerie te organeve te drejtesise asnjeri nuk mban pergjegjesi. Mendoj qe me shume se vlera ekonomike qe shteti duhet te paguaje per keto vepra penale.

Por,  me shume se vlera qe duhet ti paguajme ketyre personave per burgimin e padrejte dhe te veprimeve te kundraligjshme te prokuroreve dhe te legjitimuara nga ana e gjykatave ku ne shumicen e rasteve gjykatat jane bere thjesht zyra noteriale te kerkesave te organit te akuzes sesa nje institucion i cili duhet te vendosi drejtesi, dhe ku kerkesa per caktim mase sigurimi personal e kerkuar nga ana e organit te akuzes dhe e miratuar shpesh here nga ana e Gjykatave ajo e “Arrestit ne burg” e cila edhe ne parshikimet ligjore te Kodit te Procedures Penale , caktohet vetem atehere kur çdo mase tjeter sigurimi eshte e pamundur qe te ekzekutohet apo te perligji nevojat e sigurimit per nje veper penale per te cilen nje individ eshte arrestuar, sjell keto pasoja per buxhetin e shtetit dhe pasoja edhe me te renda per personat e arrestuar ku mediat nxitojne ti publikojne por askush nuk interesohet se cfare ndodh me pas, as denjojne ti bejne nje kronike per te shfajesuar veten per demin qe i kane shkaktuar atij, dhe familjareve te tyre.eshte nje fushe e cila eshte shume e gjate per tu trajtuar por nga ana e organeve te reja te Drejtesise, nga Magjistratet e rinj qe gjithe Shqiperia eshte me sy e veshe tek ata duhet te mbahen parasysh keto pasoja dhe te mos perseriten gabimet e se shkuares.Kosto qe shteti shqiptar dhe taksapaguesit shqiptar paguajne nga papergjegjshmeria e administrates shteterore nuk eshte vetem kjo , kosto kemi edhe per mijera persona te cilet marrin demshperblim per zgjidhje te marredhenieve te punes , ga drejtuesa arrogant te administrates, te cilet me qellim per te bere qokat e fisit, te shoqerise apo me se shumti te partise heqin nga puna nje person, per te cilin vec rroges shteti shqiptar ka paguar edhe per trajnimin e tij, per tu bere nje profesionist, dhe punesojne nje tjeter i cili e nis nga zero, dhe per cdo vend pune shteti shqiptar paguan te pakten dy persona.

Reforme nuk do te thote te heqim ca persona nga puna dhe te vendosim ca te tjere, nuk do te thote te shkarkohen ca gjyqtare dhe prokurore dhe te emeron ca te tjere, te cilet sillen po njesoj me popullin, me arrogance, me moskokcarje a thua se kane rene nga qielli dhe vetem keta kane mbetur, Reforme do te thote te nxjerresh mesime nga e shkuara, te mos besh dy here te njejtat gabime, dhe ti mesosh atyre te cilet paguhen nga taksat e popullit se ata nuk jane mbreter, por jane sherbetore te atij qe i paguan!

#Esmerald Xhafa

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit