Departamenti i Arsimit në Nju Jork ka shpallur Gjuhën Shqipe si një nga gjuhët zyrtare për komunikimin në sistemin shkollor publik – një vendim i rëndësishëm që u bë i ditur më 18 qershor nga kancelarja Melissa Aviles-Ramos.
Me këtë vendim, shqipja bashkohet me një grup të përzgjedhur prej vetëm 13 gjuhësh që përdoren në mënyrë zyrtare në komunikimet shkollore, pavarësisht se në qytet fliten mbi 180 gjuhë të ndryshme.
Kjo nismë do t’u mundësojë prindërve shqiptarë të marrin njoftime, dokumente dhe informacione të rëndësishme në gjuhën e tyre amtare, duke forcuar përfshirjen e tyre në edukimin e fëmijëve.
Për komunitetin shqiptar në SHBA, ky është një hap domethënës që nënvizon praninë dhe kontributin e tyre të çmuar në shoqërinë amerikane.(T.News)

@NewsIn.Al

