Tuesday, April 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiShoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7...

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe..

Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë Administrative nr.11 në Tiranë dhe fyen e ofendon personat që gjenden aty.

Nuk dihet për cilën arsye dhe për çfarë mund të jetë mërzitur me shërbimet e njësisë bashkiake, por ai “guxon” dhe ofendon edhe administratoren, Jonida Doku.

Situata neutralizohet shpejt, me ndërhyrjen e forcave të Policisë. Por, administratorja e shkarkon të gjithë mllefin për situatën e krijuar, tek shoferi i saj, B.R.

Sipas drejtueses, shoferi nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur dinjitetin e saj përballë personit të dehur dhe propozon shkarkimin e tij nga detyra.

Në një institucion tërësisht të centralizuar, vendimi për shkarkimin e shoferit të Njësisë nr.11, një strukturë periferike e Bashkisë së Tiranës, merret nga drejtuesi më i lartë, Erion Veliaj, në 18 janar të vitit 2018. Motivacioni: “Mungesë e lartë profesionalizmi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e funksioneve”.

Shoferi B.R. e kundërshton shkarkimin e tij nga detyra. Ai deklaroi para strukturave institucionale që nuk është përgjegjësi e tij të ruajë integritetin moral të administratores, pasi nuk ka as formimin e duhur fizik dhe as detyrë funksionale për t’u përballur me njerëz të mllefosur nga shërbimet e munguara të Njësisë Administrative.

Ai i drejtohet gjykatës së Tiranës, ku kërkon që të dëmshpërblehet me 16 paga mujore. Bashkia është tërësisht kundër dhe fillon betejën ligjore.

Një institucion, ku drejtorët kryesorë të saj akuzohen zyrtarisht se i kanë dhënë miliona euro tendera kompanive të krijuara prej tyre, aty ku kryetari i Bashkisë është nën arrest, pasi dyshohet se ka kanalizuar qindra mijëra euro publike në favor të organizatave të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, Bashkia e Tiranës duket shumë e shqetësuar për pagat, në një vlerë pak a shumë 5 mijë euro, që kërkon shoferi i shkarkuar padrejtësisht nga Veliaj.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments