KreuAktualitetiSarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar

Sarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar

Sarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The last bag”, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, arrestuan në flagrancë shtetasin Kadri Seitaj, 29 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas u kap në flagrancë më datë 19.06.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 18.06.2025, në të njëjtën lagje, ka vjedhur një shumë prej 114 000 lekësh nga një automjet tjetër.
29-vjeçari kryesisht synonte çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë prej tyre vetëm vlerat monetare dhe sendet me vlerë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Sarandës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit