Wednesday, June 18, 2025
spot_img
HomeAktualitetiDeputetët e Berishës bllokuan dje dyert e komisioneve në Parlament. Gjylameti përplaset...

Deputetët e Berishës bllokuan dje dyert e komisioneve në Parlament. Gjylameti përplaset me Hotin dhe Çelajn, debatet të forta mes palëve

Deputetët e Berishës bllokuan dje dyert e komisioneve në Parlament. Gjylameti përplaset me Hotin dhe Çelajn, debatet të forta mes palëve

Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kërkojnë me çdo kusht të zbatojnë skenarin e kaosit në komisionet parlamentare. Pas kapërcimit nga dritaret dy ditë më parë, dje deputetët pa masa disiplinore janë kthyer në roje objektesh, ndërsa kanë bllokuar me karrige dyert e sallave të komisioneve duke penguar mbledhjet, të cilat u spostuan online. Garda e Republikës për të dytën ditë nuk ka lejuar deputetët e përjashtuar të hyjnë në Kryesin e kuvendit, por rrëmujën brenda ambienteve e kanë shkaktuar deputetët e tjerë deri tani pa masa disiplinore. Ndër të parët që hyri në kryesinë e Kuvendit, ishte Dashnor Sula, që dy ditë më parë ishte mes protagonistëve të përplasjes me gardën në portën e kryesisë. Sula hyri i qetë në ambientet e kryesisë, madje i shoqëruar nga socialisti Nasip Naço. Edhe pse nuk rezulton anëtar në asnjë komision parlamentar dhe nuk ishte njoftuar asnjë mbledhje e deputetëve të opozitës, në kryesi, mbërriti edhe Sali Berisha, për të ndjekur nga afër aksioni bllokues të deputetëve te tij.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi  do e çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Misioni i opozitës është zhbërja e regjimit. Kur pushteti të mbyll gjithë hapësirat e lirisë, opozite do gjejë çdo mjet dhe rrugë të mundshme për ti rifituar ato. Ju shihni mjetet që përdorim ne, por ato na kanë mbetur. Tematikën e komisioneve hetimore e përcakton Kushtetuta dhe ajo nuk të lejon të diskutosh. Në lidhje me aksionin tonë çdo version është hedhur në tryezë përveç bojkotit parlamentar. Ne marrim pjesë në mbledhjet dhe i bllokojmë ato. Këto mbledhjet online janë shkelje. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, do e çojë këtë çështje në gjykatë kushtetuese. Është shkelje e ligjit të këtij vendi” u shpreh deputeti Ndoka.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments