Kush është polici 29-vjeçar që humbi jetën në aksidenti tragjik tek “Kopshti Zoologjik”
Ky që shihni në foto është 29-vjeçari, Arjon Shahaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë.
Policia sqaronte se viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend. Shkak dyshohet se është bërë lagështia dhe shpejtësia.
@NewsIn.Al

