KreuOpinionDeputeti Petro Koçi - "Te PAPËRGJEGJSHMIT në bashki dhe hipotekë të ndëshkohen....

Deputeti Petro Koçi – “Te PAPËRGJEGJSHMIT në bashki dhe hipotekë të ndëshkohen. Bashkë me ta dhe i PANGOPURI.

Shkruan deputeti socialist Petro Koçi

– I PANGOPURI, I PAPERGJEGJSHMI,I PAFAJSHMI.

Miremengjes!
Dje, ndersa udhetoja drejt Fierit, meqe kisha lene nje vizite ngushellimi te familja Braka ne Zhupan me Agim Hoxhen, me merr ne telefon nje grua qe kishte shtepine ne Qenas. Qenasi eshte tashme nje lagje e qytetit qe ndodhet ne dalje te Fierit ne rrugen per Seman, sapo kapercen shinat hekurudhore. Me shume indinjate po me deshmonte situaten e krijuar prej nje privatizimi dhe legalizimi ngjitur me shtepine e saj. E njihja problemin prej kohesh. Sepse muaj me pare kam folur disa here me fqinjin e saj bashkevuajtes Agron Mone. Dikush ka privatizuar dikur nje objekt publik qe ndodhet ngjitur me te. I pangopuri pasi ka privatizuar objektin ka bere per vete jo vetem truallin e objektit, por edhe rrugen qe te con te shtepite e e te siperpermendurve. Kam folur per kete ceshtje me Kryetarin e Bashkise si edhe te tjere me idene se ndofta nje proces shpronesimi te rruges do clironte sherbimin e kalimit te lirshem per banoret. Me thane qe kjo pune nuk zgjidhet keshtu. Sepse nuk kemi te bejme me rruge publike. Por nga biseda e djeshme marr vesh qe gjate legalizimit te objektit dhe truallit ka qene dikush ne Bashki qe ka firmosur grabitjen e rruges. Pra i PAPERGJEGJSHMI. I PAPERGJEGJSHMI tjeter ne Kadaster eshte mjaftuar me kaq dhe e ka kryer legalizimin per te PANGOPURIN.
Ne driten e infornacionit te ri mendoj se pronari i pjeses publike, Bashkia, duhet kerkoje kete hapesire a ta cliroje rrugen. Te PAPERGJEGJSHMIT ne bashki dhe hipoteke te ndeshkohen. Bashke me ta dhe i PANGOPURI. Sepse dhe ai duhet te bente per vete vetem cka i takonte sipas rregullave. Ne mbyllje ju informoj se mbreme atje ka patur sherr serish. Per kete me mori i shqetesuar nje burre i fisne i lagjes, Liko Kola.
Punete bukura i duartrokasim. Te pistat i godasim. Kjo eshte PS Fier.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit