Në vargjet e poetëve emigrantë.
Kur mos më duash
Në çastin kur mos më duash
Shikomë me tënden shpinë
Pa sytë e gjelbëruar
Që çelën dashurinë
Pa buzët etur hapur
Pa puthjen etje shuar
Pa krahët ku m’ke mbajtur
E çmendur dashuruar
Vazhdo me shpinë kthyer
Largohu, veç largohu!
Pa fjalën e përkryer
Që shpirtin tim e ngrohu
Të bindem sadopak
Qoftë bindje e gënjeshtërt
Që ishe një imazh
E ikur bashkë me vjeshtën
@Edmond Shallvari
@NewsIn.Al

