Monday, April 29, 2024
spot_img
HomeKulture / Art"DEVOLLESHA"...histori e jetuar/ Nga Meti Fidani

“DEVOLLESHA”…histori e jetuar/ Nga Meti Fidani

DEVOLLESHA…histori e jetuar

Meti Fidani

Qe nga ta filloj..Me mire nga castet me te gezueshme te jetes se nje njeriu..Po e nis nga dasma.Ajo ishte bere shume e bukur ne dasmen e saj,sikur te kishte mbledhur tere nurin e Devollit.Devolleshat ne pergjithesi jane te bukura nga natyra,thone se dhe uji i Devollit,jep kontributin e tij,
Dasmen e saj ajo e beri ne Athine..Nje dasem qe kishte dhe tradicionalen dhe bashkekohoren,nje dasem ku ajo fluturonte se vertet eshte nje flutur.Dasmen e beri ne Athine,ku ajo kishte erdhur nje femije e vogel,me vellain e saj,dhe prinderit..Fillimisht u vendosen ne lagjen Galaci,ku kishte shume korcare dhe devollinj,dhe me pas ne Marusi.
Ishte nje femije mjaft e zgjuar e shoqerueshme me shoqet,me mesuesit,por dhe nje terse e madhe..Ne devollinjte perdorim shprehjen..”Ters. gjer bë të,e kthehu prapa”,por kete shprehje e ngushellojme me shprehjen tjeter “Femija ters,behet me i mire kur te rritet”
Dhe mëse e vertete..Vella e moter dita-dites rriteshin..Ata tashme si femije te zgjuar,u integruan ne ambjentin dhe shoqerine greke,aqsa u bene aq te dashur per mesuesit e shkolles,si dhe, per te vegjel e te moshuar ne lagjen ku jetonin..Prinderit punonin pa pushim ,keshtuqe dhe gjendja ekonomike ishte e kenaqshme..Devollinjte nuk i tremben punes.Nderimi,nga Fetot e Devollit, ishte mjeshter ne shtrimin e pllakave,por edhe ne suva,shpesh edhe shofer trasporti.Ku te dilte puna..Edhe Lulja e papertuar..Punonte ndihmes shtepiake.Duarflori i thoshin grate greke,ne te cilat sherbente..Ajo nuk merrte fryme nga punet..
Por ne shqiptaret,te themi te verteten, jemi dhe pak Magelanë,pak aventuriere..Amerika mbetej nje ender e madhe,sidomos ne ato vite..Individe apo grupe shqiptaresh por edhe greke,gjuanin peshkun e rradhes per ata qe interesoheshin per ne USA..Me lloj-lloj menyrash,nga deti,nga qielli,nga Meksika,nga Kanadaja,vetem ne Amerike te arrinin..
Lulja kishte nje ender per ne Amerike,.Kishte nje arsye,qe ishte me teper se arsye.Arsye me e madhe se ato 50-60 mije dollaret qe duheshin per te hyre ilegalisht nje familje ne USA,arsye qe e kishte vrare qe femije..Babai i saj ,Rexhepi,ishte arratisur para 35 vitesh,nga Shqiperia..Ai e kishte lene Lulen fare te vogel,gjithashtu dhe Salien ,akoma me te vogel,foshnje fare..Komunikimi gjate periudhes poskomuniste ishte i ceket,thuajse dhe i pamundur.
“Kurbeti eshte dhe me te ecur”-thone..Shpesh nje grindje e castit,nje aksident,apo nje gjendje e papershtatshme shendetesore,mund te ndikoje per keq..Rexhepi si rrjedhoje e gjendjes se keqe shendetesore,nuk ishte aq mire dhe ekonomikisht..Por babai eshte baba,kudo ,dhe sido qe te ndodhet,
.Dhe Lulja e morri rrugen e pertej deteve,sic thote kenga popullore,duke e paguar me nje sakrifice te madhe ekonomike,jo per nje jete me te mire,por, per nje jete me baba,qe i kishte munguar per 35 vite,te cilin vetem foto e kishte pare
Amerika eshte Amerike,sido qe te jete..Dhe punetori devolli e ngre ekonomine kudo qe te jete,.Aty ne Amerike,familja devollite,e rimori shpejt veten,por mori dhe nje goditje..Rexhepi,babai i Lules,mbas asaj semundje,ndrroi jete..Te pakten at e bije u pane nga afer,te pakten u shperblye sakrifica e Lules
Jeta rridhte me veshtiresite, por ,dhe me anet e mira te saj..Nderimi punonte ne ndertim,krijoi nje bisnez te tij,me mjete,makineri,e vegla pune..Gjithashtu dhe Lulja,si gjithnje e papertuar..Femijet ne shkolle..Tashme ata u rriten..Matilda ,fale fizikut te saj trupor,shkathtesise dhe zgjuarsise,qe e karakterizonte,terhoqi vemendjen e drejtuesve te shkolles,por dhe strukturave te tjera jashteshkollore,qe perzgjidhn,vajzat e talentuara..Dhe vete ajo,kishte deshire qe aftesite e saj ,ti shkrinte ne te ardhmen ne strukturat policore e ushtarake te Amerikes.Ajo ishte mjaft e pregatitur,….Talentet i perkrah Amerika,dhe jo vetem Amerika,cdo shtet.. Matilda e Devollit,me pregatitjen e sa fizike dhe mendore,ishte e afte te perballonte keqbres,vjedhes,trafikante dhe pse jo, te ishte edhe pjese e forcave speciale jashte Amerikes
Amerika eshte Amerike,por ka dhe anen e erret te medaljes..Ne zyrat e emigracionit,nuk u pranua qendrimi ne USA i familjes Feto,per arsye te hyrjes se paligjshme.Cdo gje morri te tatepjeten..Njeri pas tjetrit,te gjithe u kthyen ne Shqiperi ,ku me dhune, ku me deshire..Ata lane pas shtepi,makina,gjith ato vegla bisnesi mijera dollareshe,lane pas nje varr,lane pas nje ender,nje Amerike
Per Matilden ishte ndoshta me keq..Ajo kishte bere tashme xhiron e botes,per rreth 20 vite,,Iku fare femije nga fshati,u rrit ne Greqi dhe arriti pjekurine e moshes ne USA…Ajo duhet te fillonte gjithshka nga e para..Edhe moshataret e saj i kishte haruar,shumica ishin larguar jashte,..Ato qe ndodheshin ne fshat,kishin nje botkuptim tjeter..Per nje kohe dhe u mbyll disi ne vetvete.Pa pune nuk mund te rrinte..Fillimisht rregulloi oborin e shtepise.Gjysmen me copa mermeri,dhe gjysmen tjeter lulishte,disi model amerikan..E shihja shpesh kur cante dru per zjarrin,kur shtronte me beton kapaket e avllise,duke perdorur copa xhami,duke trasportuar me motor materiale ndertimi,etj..Keto ishin te pazakonta per bashkemoshataret e saj,ne Shqiperi. Megjithate ajo nuk rrinte dot pa punuar,merrej me dicka..Fiziku i saj burreror,te jepte pershtypjen e nje krenarie te brendshme,te cilin e shoqeronte gjithnje me buzagazin e saj.
Ne i kemi shtepite afer,fare afer.
.Nje dite ishim kthyer nga Greqia,per pushimet e gushtit. .Ate vit erdhi per here te pare,bashke me ne,dhe nusja e djalit te madh..E kemi nga Luksemburgu..Shume njeri inteligjent,shume e thjeshte,edhe pse rrjedh nga nje familje intelektualesh,edhe pse asokohe punonte ne Ambasaden Franceze ne Athine..Ate nate erdhen shume miq e te aferm..Nusja nuk e kuptonte shqipen dhe e shikoja qe veshtiresohej per te kuptuar e komunikuar,..Zgjidhja u gjend,kur ne dere hyri Matilda.
-Matilden e quajme si mbesen tone.-i thashe..Ato bisedonin anglisht te dyja,dhe ndenjen bashke sa dit qendruam ne Korce..Nusja u mahnit me pjekurine dhe zgjuarsine e Matildes
-Nuk e mendoja kurre se do te ekzistonte,nje vajze shqiptare e tille- na tha
-E po jemi nga Devolli ne,keshtu i kemi ne vajzat -ja ktheva ne greqisht
-Devol ,Devol- ma ktheu me te qeshur nusja,-Devol ,Devol,,,Eshte nje shprehje qe e perdor shpesh,mbasi mundohemi ti perkthejme ,pak vargje te Dritero Agollit, nga poema “Devoll, devoll”
Edhe Matilda mbeti e kenaqur nga bashkemoshatarja e saj,megjithese deshte qe te ishin sa me shume bashke,per te haruar sadopak,ate vorbull mendimesh,qe e permbytnin ,qekur ajo kishte lene pas ate shtet pertej oqeaneve ,qe quhet Amerike
Dhe erdhi nje dite kur menduam se do ti kthehej buzeqeshja e vertete..E pashe ashtu te gezuar,dhe e pyeta se dicka per mire ka ndodhur..Po ,ajo duhet te ikte te nesermen ne Tirane,per te dhene test per te hyre ne rradhet e policise..U gezuam te gjithe si lagje.Ajo u nis per ne kryeqytet.
Prisnim me padurim ..Une isha i sigurt,qe ajo do ta fitonte testimin..Prisnim me syte nga xhadja e nga taksite..
– Kam frike per ate cupen,a do ta kalojne -me thoshte xha Xhemili,ndjese paste ,se u nda nga jeta para disa kohesh..Xhemili e kishte vajzen e nipit,Matilden..Fetollaret e Shenkollasit,erdhen ne Dvoran,ne prag te viteve te demokracise..Ata ishin te internuar ne malesite e Oparit..Pata fatin qe familjen e Xhemil Fetos ta kem komshi..Familje e persosur.
.Xhemili mbeti me shikimin nga rruga..Te gjitha vajzat qe vinin, i dukeshin si mbeska e tij,Matilda
-Do vije i thosha,se eshte Tirane,nuk eshte dë Fitore..
Po ti thoshe Fitore,nuk i vinte mire..
-Fitore..Fitore,e çfarë fituamë,na degdisnë ndanët të dynjasë,si të deklasuar..Po dhe ata qe ndenjën dë fshat,mos ishnë më mirë..Vinin gjer dë Elbasan,për vaj e makarona..Mire e kishmë Shenkollas,nuku na ndryshuan gje,qekur ndryshuan emrin e fshatit.E ndryshuan se i kishte zët Shën-ët,ai derri i derrit..Desh të mbeçe Shën per vehten e tij,e ta therrisnim Shën Enver.Na degdisi ndanë të dynjasë-e perseriti ,duke u ulur ne nje bllok betoni te mbetur prej kohesh,ne rrugen qe dilte nga shtepia e tij
Matilda u dha..Ajo kishte ndryshuar krejt..Dicka nuk kishte shkuar mire,por nuk na i spiegonte dot..Une isha i sigurt se vajza,kur ishte pranuar ne USA,patjeter qe do kalonte dhe ketu,por paskesh patur te dreje xha Xhemili,kur me thoshte,se ketu lot paraja..As si e perndjekur politike,nuk e kishte pyetur njeri..Pasi u qetesua me tha se cfare i kishte ndodhur.Ishte pergjigjur,praktikisht dhe teorikisht,shkelqyeshem,me mire se te tjerat..Por..
Dikush e kishte thirrur..I kiste thene se shume mire moj vajze,por, per te marre OK,ata te komisionit duan kafenë
-Dhe e di sa ishte kafeja,xhaxhi Meti…3000 euro
.Per Matilden ishin te pabesueshme ato qe kishte degjuar.Ishin, dhe te paperballueshme per familjen Feto,mbas peripecive me Ameriken, ku gjithcka qe kishin ngritur me mund e djerse, mbeti atje.
Matilda ishte rritur ne vende demokratike,dhe, nuk kishte degjuar nga shoket e shoqet e saj,se ne vendet e tyre,kishte ndodhi te tilla..Por ketu i thone Albania…Albania gjithnje e ka denuar,e ka dermuar e ka shtypur me te mirin,
Ne ne Devolli themi “Mos i hyrë tjetrit dë hakët”….Mos i hyrë dë hakët,o shtet ,o qeveri e koruptuar, o zyrtar,o profesor,o ministër,o polic,çfare je..Mos i hy dë hakët ,sidomos një të riu a të reje,mos vrisni talentet,boll i kemi vrare 70 vjet
,Tek shikoja ate vajze devolleshe,te vrare ne shpirtin e saj,mu kujtua nena e saj.
Ishin vitet 80-te.Atehere dhe ajo kishte te njejten moshe..Nena e saj kishte dhe ka nje ze te mrekullueshem,aq sa u kerkua te kendonte ne Festivalin e Gjirokastres,bile te shoqeronte Eli Faren ne kengen “Nënockë moj stë vjen keq” Po ta degjoje Lulen te kendonte “Nenocke ste vjen keq”,te gjithe do te qanin,sepse dhe ajo e qan kengen.Ajo kenge i dilte prej shpirtit,kenge kurbeti dhe vajtimi
Ajo do kendonte ne gezime familjare ne Pulahe,Kamenice,Dvoran,por me shume ne Arreze,ku e mbajten qe te vogel,mbas ikjes se te atit..Dhe e donin shume ne Arreze,si çupen e tyre,.Jo vetem në Hysollinjte dhe gjyshi Halimi,por dhe nga Mekollet, edhe ne Pashollinjte,ku ishte mbese,në gjithe Arrezen.
Por per Partine nuk vlente as zëri,as aftesia..Ajo ishte bija e nje te arratisuri,te cilin asqe e mbante mend..Ajo ishte nje armike e popullit,dhe per nje arsye tjeter ,dhe pse,..sepse kishte zërin e ëmbël..Ajo nuk duhet te kendonte ne festivale,as ne aktivitetet rinore,as te vinte ne shkolle te larte,..Jo…,ajo ishte e denuar qe ne moshen 5-vjecare
..Ja keto mu kujtuan kur pashe Matilden qe vuante per padrejtesine qe i ben vete shteti mëmë…Per vajzen nuk gjeja dot fjale lehtesuese..E ku te gjesh fjale lehtesuese..Ne gjithe boten te kerkosh..E kur nuk gjen dot fjale, te mposht ndjenja e keqardhjes,per kete plazme te pafajshme.E si ti thuash Vetem me vjen keq,.Cfare ti thuash kur je i pafuqishem,te besh dicka..Vetem me vjen keq..Vetem kaq.

Mu kujtua dhe nena ime,ne ate pragvjeshte te vitit 1973..Trokisnim zyre me zyre,per nje burse..Ajo tregponte deftesen time vetem 10-ta..Ja treguam dhe Mihallaq Zicishtit, qe e kishim dhe nga anet tona..Nena trishtohej e trishtohej,kur merrnim pergjigje negative..Por dhe une gjithashtu,por nuk e jepja veten ,,Me vinte keq per nenen..Ishte e semure,e pa shendetshme,nuk desha te perkeqesohej akoma…Por asaj i vinte keq per mua..Me shikonte drejt e ne sy me nje keqardhje te paspieguesme..Si te mos i vinte keq qe djalit te saj,me nota te shkelqyera,tja mbyllnin dyer e shkolles

Mire e thote kenga.
..Nënockë,si stë vjen keq.
.Dhe une e kendoj kete kenge,bukur,shume bukur,por deri nga mesi,….nuk e mbaroj dot,,..Eshte kenge,tej mase mallengjyese. Me prek shume,kjo kenge..Kujtoj nenockat e atyre qe kane vuajtur padrejtesisht,jo vetem nga kurbeti,se kurbeti dihet qe eshte nje plage,por kujtoj ata,te cileve, plage me te thella, ju hapen ne token meme,ne nënocken tonë Shqiperi,qe e duam aq shume .Dhe pse e duam shume,ajo ka 70 vjet qe ka hyre ne nje llumbëtire,e nuk del dot…..Dhe kur do dale?..Ku i dihet …Kushedi ..
Presim.

Meti Fidani..
Korce 2015

(Familja Feto tashme eshte rehabilituar nga shteti amerikan, dhe jane drejt realizimit te endres se tyre..Kete rradhe te ligjshem..Ju uroj suksese e mbaresi ne USA.)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments