KreuKulturë / Art"Dhe më the "merr shpirt nga shpirti im" Nuk ishte fat ishte  e...

“Dhe më the “merr shpirt nga shpirti im” Nuk ishte fat ishte  e shkruar….”/Alma Basha

“Dhe më the “merr shpirt nga shpirti im”
Nuk ishte fat ishte 
 e shkruar….”

Ishte shi kur dhéun tim
e digjte dielli
Ishe diell kur me natë isha mbuluar
Ishe ujë në buzët e mia të thara
Ishe puthje në lëkurën pangjyrë
Ishe rrugë kur më kishin mbaruar hapat
Ishe det kur po më gërryente ndryshku i limaneve boshe
Ishe “bashkë” kur e vetme jepja shpirt
dhe më the “merr shpirt nga shpirti im”
Nuk ishte fat ishte e shkruar..

Alma Basha_ Athinë

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit