Selanik: Vodhi drogën që do blinte… E ndoqën, e rrahën dhe i rrëmbyen fëmijët
Një ngjarje e pabesueshme ndodhi në Selanik tre ditë më parë që çoi në arrestimin e një çifti dhe kërkimin e pesë personave të tjerë. Gjithçka filloi të shtunën mbrëma kur i akuzuari shkoi në shtëpinë e një burri tjetër për të blerë drogë. Gjëja e parë e pabesueshme që ka ndodhur në këtë rast është se në makinë me të ka qenë gruaja dhe fëmijët e tij të cilët kanë qëndruar në makinë ndërkohë që ai ka blerë drogën.
Mirëpo, në vend që të blinte heroinë – siç kishte rënë dakord me të zotin e shtëpisë – vendosi ta vidhte në momentin që “shitësi” doli nga dhoma për të marrë një peshore. Blerësi ka rrëmbyer nga tavolina dy pako najloni me heroinë nga 80-100 gramë secila, ka dalë me vrap nga shtëpia dhe ka hipur në makinën ku ndodheshin bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur.
Sapo “shitësi” kuptoi vjedhjen, njofton tre djemtë e tij dhe nisin të ndjekin “hajdutin”, i cili duke kuptuar se po e ndjekin, hedh njërën pako me heroinë nga dritarja e makinës. Por ndjekja nuk ka fund dhe pas pak përplasen të dyja makinat. Djemtë e “shitësit” e nxjerrin nga makina dhe nisin ta godasin me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe trup. E lënë në rrugë, i kapin gruan dhe fëmijët dhe i çojnë në shtëpinë ku ka ndodhur vjedhja dhe sipas ankesave të bashkëshortes e kërcënojnë se do t’i marrin fëmijët.
Më pas kthehen në vendin ku rrahën blerësin-hajdutin, e pikasin në vendngjarje dhe e detyrojnë të futet në bagazhin e makinës së tyre. Ndërkohë kanë gjetur vetëm njërën pako të vjedhur të drogës dhe janë në kërkim të të dytës që është hedhur nga xhami i makinës. E gjejnë pak kohë më vonë dhe më pas i lirojnë “të rrëmbyerit”. Për të mos folur, u jepnin drogë pa para. Por çifti është pikasur nga policia dhe më pas kanë denoncuar atë që kishte ndodhur.
Për shkak të akteve, të pandehurit janë gjetur ndërsa fëmijët e tyre me urdhër të prokurorit janë transferuar në spitalin e Hipokratit.
@NewsIn.Al

