KreuAktualitetiDhunë, sherr masiv dhe ndërprerje ndeshje në futboll, ku protagonistë ishin dy...

Dhunë, sherr masiv dhe ndërprerje ndeshje në futboll, ku protagonistë ishin dy skuadrat shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës.

Ndërpritet derbi midis dy skuadrave shqiptare!

Kaos, dhunë, sherr masiv dhe ndërprerje ndeshje në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ku protagonistë ishin dy skuadrat shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës.

Sfida e vlefshme për kupë u zhbllokua nga miqtë tetovarë në minutën e nëntë. Por ky gol shkaktoi zemërim të madh tek ultrasit vendas. Pjesëtarë të grupimit “Shvercerat” jo vetëm kanë hedhur tymuese dhe flakadanë ndaj futbollistëve miq, por disa janë futur në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës.

Skena vërtet të turpshme që kujtojnë atë që Kombëtarja shqiptare përjetoi në Beograd. Ndeshja është ndërprerë dhe është shtyrë, teksa në fushë zbarkuan edhe forcat speciale policore, që e patën të vështirë të qetësonin situatën.

Raportet mes dy tifozerive të mëdha shqiptare nuk kanë qenë të mira prej kohësh, edhe pse në shumë raste personazhe të ndryshme të Shkupit dhe Shkëndijës kanë bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe pajtim@

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit