KreuAktualitetiMuri ka rrënë...ne vetëm duhet të rëzojmë "murin" tonë.../ Ilir Jano

Muri ka rrënë…ne vetëm duhet të rëzojmë “murin” tonë…/ Ilir Jano

Muri ka rrënë…ne vetëm duhet të rëzojmë “murin” tonë…

9 Nëntor 1989 – Nëntor 2022…
33 vjet nga shembja e Murit të Berlinit. 31 vjet nga dita kur komunizmi në gjithë botën mori goditjen përfundimtare . Ishte dita kur dhe ne shqiptaret filluam besonim ne ëndrrat…
Dita që ndryshoi historine !!!
Ndryshoi historinë, por jo shoqërine tonë…
Si është shoqëria jone?!
A u kujtua sot kjo ditë?
– Respektojmë, festojmë e urojmë çdo lloj feste…festa pa emër, festa të pagëzuara e festa pa gëzim…festojmë dhe harrojmë të festojmë… harrojmë, sepse brenda vetes kemi harruar të falenderojmë dhe urojmë, kemi harruar të respektojme lirinë tonë personale në raport me lirinë e shoqërisë!
Kemi harruar çdo vit dhe përsëri do harrojmë përvjetorin e rrënies së Murit të Berlinit, sepse një mur i madh është ngritur- muri brenda nesh…muri pa respekt..pa ligj…pa qytetari…mur me maskë veshur që rëndon përditë mbi kurrizin e përkulur të njerëzve që ecin rrugëve me një leckë në gojë dhe sytë nga qielli…sepse këta jemi ne, ne që nuk respektojmë veten, sepse ne nuk jemi ne ! Respektojmë pasurimin e paskrupullt dhe kundër ligjit, duke lartësuar murin në ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ne nuk respektojmë demokracinë në moralin e të thënës dhe të drejtës …Ne kemi murin e madh “të pranimit të ndërgjegjes së pistë”, kemi murin e zi dhe të lartë të paqytetërimit, që na ndan shpirtërisht dhe moralisht me qytetarinë…Kemi murin tjetër të madh që është halabaku në politikë, mur të ndarjes që e kemi brenda vetes, sepse akoma një pjesë e jona i bindet këtij halabaku dhe maskarai duke e njohur për “burrë të mirë”!
Është një mur i gjallë, mentaliteti që është shumë më i veshtirë për t’u rrëzuar se sa një mur guri. Ky mur na ndan ne si shoqëri me Perëndimin!
Sidoqoftë, sot është një ditë që jetës sonë i dha DRITË.
Ne e jetuam atë ditë…ditë që ëndrrat filluan të zgjohen…të zgjohen, por vetëm kaq…ëndrrat e zgjuara, humbën në qiellgërvishtësa “të dhunuara”…
Të besojme, të shpresojmë dhe ne…muri ka rrenë…ne vetem duhet të rrëzojmë murin tonë! Ilir Jano

NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit