Grida Duma- “Dorëheqje nga politika e “llumit”, politikë që me aq zell i shërbeu”!
Nga Emili Bibolli
Fjalimi i sotëm i dorëheqjes nga znj.Grida Duma por dhe fjalime të tjera dorëheqjeje nga politikanë të mazhorancës apo opozitës kanë gjithmonë në qendër të tyre viktimizimin dhe përpjekjen për të krijuar empati në publik duke përmendur familjen.
Fatkeqësisht të qënit politikan në Shqipëri mund të shoqërohet me kosto të mëdha dhe të padrejta mbi kurrizin e tyre dhe të familjarëve. Ama çdokush e di dhe e llogarit këtë para se ti hyjë kësaj karriere. Llogarit edhe të mirat, edhe të këqijat, edhe pasojat kur vendos të bëhet pjesë e saj. Nuk është mirë që sa herë që vendosin të largohen për arsye nga më të ndryshmet këta politikanë të dalin dhe të sulmojnë kolegët apo politikën, që për hir të së vërtetës nëpërmjet saj për vite të tëra i kanë dhënë popullit goditje të vazhdueshme dhe kanë vjelë shumë benefite me ose pa meritë.
Politikë llumi nuk ka, ka politikanë llumi që përbaltin, fyejnë, shkaterrojnë dhe vrasin të ardhmen. Këtyre nuk u falet kurrë që e katandisën vendin e politikën në këtë gjendje të mjerueshme që është sot.
@NewsIn.Al

