KreuAktualitetiDhunohet brutalisht efektivi i Rrugores në Kukës, dyshimet e para...

Dhunohet brutalisht efektivi i Rrugores në Kukës, dyshimet e para…

Dhunohet brutalisht efektivi i Rrugores në Kukës, dyshimet e para

 ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në qytetin e Kukësit, ku një efektiv i policisë së Qarkullimit Rrugor është dhunuar në mënyrë brutale nga disa persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur pranë banesës së efektivit, ku autorët e kanë pritur dhe e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të shumta. Polici është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Burime nga policia dyshojnë se ngjarja është e motivuar nga detyra, pasi i plagosori kishte ndaluar disa ditë më parë disa prej autorëve të dyshuar, të cilët ishin kapur duke lëvizur me makinë në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Askush nuk mund të dhunojë punonjësit e policisë së shtetit!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit