KreuAktualitetiE përsëri them: "Njeriu, ky i panjohur…"/Ilir Jano

E përsëri them: “Njeriu, ky i panjohur…”/Ilir Jano

E përsëri them: Njeriu, ky i panjohur…

“Idealisti ndërton një kështjellë në erë, zgjedhësi jeton në të dhe politikani vjel qiranë”, ka thënë një njeri i mënçur!

Kudo në botë është primare të mësosh të flasësh, të veprosh, të studiosh, të punosh e të fitosh…këtu tek ne duhet të dish të heshtësh e të bësh ” të paditurin” e si qorr, shurdh e memec, të presësh!
Këtu të gjithë flasin tepër e punojnë pak…

Me politikë e pa politikë, me demokraci dhe pa të…mendimi ndryshe quhet “armiqësor”!

Atë që ke njohur si njeri “të zakonshëm” apo qefli gote, papritur e shikon “me gravatë” e dosje nën mëngë…një lloj “llotarie” e cila fillon të bëjë realitet çudirat e përfitimit të paligjshëm të parave.

Dhe ti hesht…nuk flet, ” ngarkon” hajvanët dhe ikën, ikën, sepse çdo gjë është fallco!
Janë shumë të pakët ata që ia dalin mbanë, të mësuar të rezistojnë…
Pjesa më e madhe e njerëzve janë të sëmurë nga llafollogjia, dhe duke folur thjesht se duhet të flasë, nuk gjejnë kohë më për të menduar thellë e për të vepruar!
Kjo është më e keqja sot…nëse një barakë mund ta bësh gradiaçelë, apo një monopat autostradë, këtë njeri është shumë e vështirë për t’a ”bërë”…
Ndërgjegja e tij prej kohësh është një ndërgjegje e dhënë me qera…

Ilir Jano _ Korçë

@Newsin.al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit