KreuAktualitetiKorçë- Arrestohet në flagrancë shtetasi V. N, 50 vjeç, banues në Pukë,...

Korçë- Arrestohet në flagrancë shtetasi V. N, 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Korçë- Arrestohet në flagrancë shtetasi V. N, 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Korçë

Goditi me gur, xhamin e një bankomati, identifikohet, kapet dhe arrestohet 50-vjeçari.
50-vjeçari, i proceduar penalisht disa herë, për shkatërrim prone.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 9 Korçë, një shtetas kishte goditur me gur, bankomatin e një banke të nivelit të dytë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. N. alias P. N., 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe ishte proceduar penalisht disa herë, për këtë vepër penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit