Dikur Berisha thoshte: “Po të deshi Korça, të do bota”!
Ishte 22 mars 1992, kur Berisha bëri deklaratën më rë vërtetë në jetën e tij. Dhe koha i dha të drejtë…po sot? Të vlerësuar e të nderuar janë pedagogët e nderuar korçarë të zgjedhur në kryesi….po vetëm kaq…
Kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm Shpëtim Agolli ka kalkuluar anëtarësinë e Këshillit Kombëtar të Sali Berishës.
Ai thotë se pjesa më e madhe e të përzgjedhurve janë nga Tropoja duke hequr paralele kontrasti edhe me qytete të tjera më të mëdha.
Agolli shkruan se:
“Një kuriozitet me KK e Saliut.
Qarku i Korçes është për frymë popullsie dhe sipërfaqe nga madhësia i 6-ti në RSH.
Tropoja nuk e di se në cilin qark hyn, por nuk ka rëndësi qarku, rëndësi ka rrethi Tropojë nga vjen.
Nga Tropoja në KK të PD janë 28.5% e anëtarësisë dhe prej tyre janë 12.6% të afërmit e Saliut.
Nga Qarku i Korçës janë vetëm 4.5%
Dikush do thotē: E mo ç’po na thua?
E di që disa do më keqkuptojnë por nuk ka problem.”
Kaq shpejt i ra intelekti Korçës që u harrua nga Saliu? Apo…?!
@newsIn.Al

