DISA KËSHILLA PËR T’U BËRË NJË FOTOGRAF MË I MIRË
URBANUSBLOG15/02/2018
FOTOGRAFI0 COMMENTS 2
Në ditët e sotme nuk është e rëndësishme të kesh titullin fotograf që të bësh foto. Ndaj nuk është çudi të shikosh shumë faqe të tipit ” Photography by .. ” . Pikërisht për këtë arsye po japim disa këshilla se si secili prej nesh të mund të realizojë foto sa më profesionale dhe artistike.
Këshilla për të të bërë një Fotograf më të mirë:
Vendos paraprakisht qëllime të qarta!
Një fotografi duhet të përmbajë dhe një qëllim në vetvete se për cfarë po realizohet. Mund të jetë një qëllim shumë personal ose gjithëpërfshirës, kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që të transmetohet një mesazh i qartë.
Shpërnda sa më shumë foto ( të menduara mirë )!
Fotografitë që realizon shpërndaji sa më shumë në rrjetet sociale. Kështu ke mundësinë të marrësh këshilla nga shumë mendje njëkohësisht.
Fotografo sa më shumë!
Jo cdo fotografi ‘goditet’ në shkrepjen e parë. Në mënyrë që të arrish fotografinë ideale duhet të shkrepësh shumë të tilla dhe të jesh në kontakt të vazhdueshëm me aparatin .
Printoji fotot e tua ( fotot dixhitale humbin )!
Është mirë të kesh një portofol tëndin me fotografitë e tua. Ndaj printoji ato! Fotot dixhitale mund të humbin kollaj.
Mbaj kontakte me fotografët e tjerë!
Mundohu të jesh në kontakt të vazhdueshëm me fotografët e tjerë. Kështu mund të mësosh dhe të jesh i informuar më shumë për fushën e fotografisë dhe të jesh në kontakt me stile të ndryshme fotografike.
Mos e krahaso veten me fotografët e tjerë!
Të qënurit në kontakt me ta, nuk do të thotë të krahasosh veten. Secili ka pikëpamjet dhe stilin e vet. Mos harro “Jo më mirë, jo më keq, thjesht Ndryshe!”
Mëso më shumë mbi historinë e fotografisë!
Në qoftë se bën një kërkim mbi historinë e fotografisë dhe emrat më të njohur për fotografinë, kjo mund të të ndihmojë në qartësimin e ideve dhe përqasjes tënde personale.
Shijo procesin!
Të kalosh kohën duke fotografuar nuk mund të jetë vetëm një profesion. Ndaj është e rëndësishme ta shijosh sa më shumë procesin.
Ruaj thjeshtësinë në fotot e tua!
Mundohu të ruash një linjë të thjeshtë. Informacioni i tepërt në një fotografi bën të humbasë qëllimi dhe mesazhi.
Ndrysho pozicionimin dhe qëndro në lëvizje gjatë kohës që fotografon!
Te fotografosh bëhet më e bukur dhe më e lehtë nqs ti je në lëvizje të vazhdueshme gjatë procesit. Ndrysho pamjen, këndin, lartësitë dhe do e shikosh sa larmishmëri do të kenë fotografitë e tua.
Ruaj simetrinë!
Kjo këshillë në fakt mund të jetë dicka që jo të gjithëve i përshtatet në stilin e vet fotografik. Megjithatë kemi vënë re që fotot që ruajnë simetrinë janë më të pëlqyerat edhe për faktin se kanë linja më të thjeshta.
Kap detajet nga afër!
Dihet që detajet e bëjnë diferencën. Kjo përshtatet dhe për fushën e fotografisë . Sa më afër dhe sa më shumë detaje, aq më profesionale duket fotoja jote.
Trego thellësi dhe jepi kuptim fotos tënde!
Mundohu të transmetosh qëllimin e fotos. Por kjo nuk do të thotë të mos shprehësh thellësi. Fotografia, ashtu si cdo art tjetër, përdoret si mjet për të treguar botën shpirtërore. Mund ta transmetosh të gjithë thellësinë tënde nëpërmjet fotografive!
@NewsIn.Al

