KreuAktualitetiDitë dimri në tetor…shira të vazhduedhëm dhe borë në zonat malore me...

Ditë dimri në tetor…shira të vazhduedhëm dhe borë në zonat malore me lartësi mbi 1000 metra

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit.

Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700-1000 metër, juglindje 1100-1300 metër mbi nivelin e detit.

Sa i përket temperaturave ato do të arrijnë deri ën 16 gradë celcius sa i përket vlerave maksimale, ndrësa ato minimale do të ulen deri në 0 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.
@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit