Deklarata e KOVESIT trondit politikën greke – në shënjestër përgjegjësia e ministrave.
URDHËRI I PARË I KOVESIT !
Prokurorja Evropiane,znj. Laura Kovesi, hapi një kapitull të ri në debatin për funksionimin e drejtësisë në Greqi, duke kërkuar rishikimin e nenit që lidhet me përgjegjësinë e ministrave. Prej dekadash, ky nen është shndërruar në një mburojë pandëshkueshmërie, duke mbrojtur figurat politike dhe duke ushqyer perceptimin se drejtësia nuk prek të fuqishmit.
Kovesi ishte e prerë: ministrat nuk mund të gjykohen me rregulla të veçanta dhe nuk mund të mbrohen nga parashkrime që në praktikë e anulojnë hetimin gjyqësor. Barazia para ligjit, thekson ajo, nuk lejon përjashtime dhe drejtësia duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht postit apo funksionit.
Nëse kërkesat e Prokurores Evropiane bëhen realitet, skena politike greke do të tronditet nga themelet. Heqja e kësaj “ombrelle mbrojtjeje” do të shënonte fundin e një epoke imuniteti dhe do të hapte rrugën për hetimin e dosjeve që deri sot mbeteshin të fshehura në sirtarë. Jo pak politikanë tashmë ndihen të shqetësuar, pasi ministra dhe ish-ministra mund të përballen me drejtësinë për veprimet e së kaluarës.
Mesazhi i Kovesit është i fuqishëm dhe pa ekuivoke:
“Drejtësia nuk mund të ketë përjashtime”. Një moment historik, që mund të kthehet në pikë kthese për jetën politike dhe gjyqësore të vendit.
(Marë nga mediat greke)
Jorgji SIDHERI
@NewsIn.Al
