Hetim për ilaçet e rimbursueshme/ Gjykata urdhëron kontrolle në kompanitë e Nadir Çaushollit
Sipas informacioneve paraprake, këto kompani dyshohen të jenë biznese satelite të CFO Pharma të Nadir Çaushollit.
Kontrollet vijnë në kuadër të një hetimi më të gjerë për shfrytëzimin e sistemit të rimbursimit të ilaçeve, ndërsa autoritetet synojnë të zbardhin nëse ka pasur keqpërdorime apo aktivitet të jashtëligjshëm në lidhje me furnizimin dhe shpërndarjen e ilaçeve.
Hetimet pritet të vijojnë me mbledhjen e dokumenteve dhe të dhënave nga kompanitë e përfshira, ndërsa në vazhdim do të zbardhen edhe më shumë detaje./
@NewsIn.Al

