Ditët që do vijnë
Aromë trëndafili qenia jote, e dashur,
e ke veshur sonte në këtë ditë të bukur.
Po unë ku ta kërkoj tjetër
tani që mungesa jote është qiell i paeksplorueshëm?
Veç në ëndrra, kudo të kam gjetur,
aty ku shpirti takon frymën
aty ku unë gjithmonë takoj jetën.
Çdo frumëmarrje është poezi.
Sa do desha fytyrën fisnike pak ta prekja
e buzet e buta të t’i puth ngadalë,
e më pas….më pas
(ca pritjet shpesh e kanë një sens)
mbi trupin që dridhet prej tundimit
të vizatoja dy zemra dhe urimin e lashtë
mbi to ta gdhendja me shkronja malli:
Gëzuar pafundësisht këtë ditë
dhe të gjitha ditët që do vijnë.

Shtator 2024
@NewsIn.Al

