HomeKulturë / ArtDje në Open: Debate lidhur me perfomancën e këngëtares Ronela Hajati në...

Dje në Open: Debate lidhur me perfomancën e këngëtares Ronela Hajati në Eurovision.

Open me Eni Vasilin

Kompozitorja Diana Ziu ka diskutuar në emisionin ‘Open’ me këngëtarin Ardit Çunin lidhur me perfomancën e këngëtares Ronela Hajati në Eurovision.

Performanca shqiptare në Eurroong ishte ndër më të diskutuarat në vend, ku edhe nuk munguan kritikat e shumta.

Gjatë bisedës në emisionin ‘Open’, kompozitorja Diana Ziu u shpreh se suksesi nuk matet me show dhe se kënga nuk kishte tekst.

Një auditor i ndarë ku zonjat Ziu dhe Ibrahimi ishin kritikuese të perfomancës se Ronela Hajatit në Eurosong, ndërsa Ardit Çuni dhe Aliona Musta ishin pro këngës tonë.

Robert Aliaj si gjithmonë ekstrem dhe fyes në komentet e tij, gjë që detyroi Ardit Çunin të largohej nga studio e Open.

 

Pjesë nga diskutimi në studio:

E prisje këtë reagim shfaqja pas Eurovisionit?

Çuni: E prisja sepse jam pjese e tregut shqiptar prej vitesh. Reagimet ishin të tilla sepse nuk u fut në finale, nëse do të kalonte atëherë do të flitej ndryshe. A mund të kishte bërë më mirë, po mund të kishte bërë, por duhet të jemi më të butë.

Kompozitorja Diana Ziu: Ne këtu jemi mbledhur për këngën dhe të flasim për këngën. Sa i përket show dhe duartrokitjet ke shumë të drejtë, por suksesi nuk matet me këtë. Unë s’kam ardhur të kundërshtoj, por të bashkëbisedoj. Me çka dëgjova them se nuk ka transparencë, ka bindjen se po shkoj në festival me këtë format se ndoshta do fitojmë se do bëjmë show. Kujtoni se ne nuk do të kishim qejf në të fitonim!? Këto që bëjmë ne janë konstatime nuk janë kritike…Të jem e sinqertë nuk u ndjeva mirë se kënga nuk më solli gjë, ndaj ngrita atë që nuk më pëlqeu , jo se them shumë turp për Ronelën, por unë them se nuk na nderoi…Nuk kishte mesazhin e duhur, mesazhi kërkohet për gjënë e bukur dhe nuk e tha. Edhe balerina e famshme Klaudia nuk solli gjë atje. Mund të shkosh ta këndosh në party, shko shpërthe ku të duash, por nuk është tekst.

Çuni: Më thuaj kush është tekst?

Diana Ziu: Leksione për këngën falas nuk të jap asnjëherë.

Aulona Musta: Eurovisioni dhe festivali bëhet për publikun dhe jo për profesionistët që njohin notat..

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments