KreuAktualitetiDo krijohet agjencia monitoruese e administratës.

Do krijohet agjencia monitoruese e administratës.

Rama fut në skaner të gjithë administratën, ngrihet agjencia

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të monitorojë personalisht administratën publike. Prej shumë kohësh, ai ka lëshuar akuza se në institucione ka shumë punonjës që po i nxijnë faqen qeverisë, ndërkohë që është planifikuar ngritja e një agjencie speciale vetëm për çështjet e administratës. Në mbledhjen e së shtunës , qeveria ka miratuar një ligj për bashkëqeverisje. Qëllimi i ligjit në parim është një qytetarët të bëhen pjesë e qeverisjes, por nëse shihet më me kujdes ligji parashikon ngritjen e një agjencie për dialog dhe bashkëqeverisje, e cila do të jetë në varësi të kryeministrit. Drejtori i saj do të raportojë vetëm para kreut të qeverisë ndërkohë që në nenin 34 të këtij ligji parashikohet se kjo agjenci do të jetë monitoruese e administratës.

“Kontrolli nga Agjencia ka si qëllim që, në kuadër të sigurimit të llogaridhënies dhe të ofrimit të shërbimeve publike, të garantojë kryerjen e veprimtarisë administrative nga institucionet e administratës shtetërore në mënyrë të shpejtë, transparente dhe me cilësinë më të lartë.(Gazeta Sot)

#NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit