Shqipëria do të ketë së shpejti një ligj për referendumet ku do të kalojnë shumë nisma që përplasin partitë politike. E para mes tyre, ulja e numrit të deputetëve të Kuvendit…
Ideja e hedhur nga vetë Rama disa muaj më parë, për tkurrjen e numrit të deputetëve, duket se po kërkohet të konkretizohet pa humbur shumë kohë. Në mungesë të 94 votave për të ndryshuar kushtetutën, ku sanksionohet struktura e parlamentit, Rama ka gjetur pikërisht rrugën e referendumit.
“Ne do ta zbresim numrin e deputetëve, besoj se për këtë ne jemi vonë, por kemi të gjithë kohën e nevojshme t’i thërrasim shqiptarët në referendum. Ne duhet të çojmë ligjin e referendumeve përpara. Shumë tema do të duhet të shkojnë në referendum”, tha Rama.
Ideja e Ramës për numrin e deputetëve është ajo e uljes së tyre në 101 nga 140 që ka aktualisht parlamenti. Ndërsa për ligjin e referendumeve ai tha se duhet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.
Shkurtimi nr të deputetëve… hapi i parë?!
A mundet të bëhet Referendum edhe për kalimin në Republikë Presidenciale?!
@NewsIn.Al
