Do të shkarkohet Veliaj? Pas Vlorës, Rama kryen lëvizjen e bujshme në Tiranë…
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur nga 11 maji për qarkun e Tiranës dhe drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit.
Takimi po zhvillohet në ambientet e një hoteli në Tiranë ku ka pasur ankesa të shumta nga qytetarët sa i përket shërbimeve nga ana e Bashkisë se kryeqytetit, çka e ka shqetësuar kryeministrin Rama.
Mësohet se Rama do të udhëzojë deputetët e zgjedhur të shkojnë në zonat e tyre dhe të marrin informacione për problemet që kanë qytetarët.
Nga burime brenda PS, deri tani përjashtohet mundësia e shkarkimit të Erion Veliajt dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Kujtojmë që paraditen e të enjtes, Rama zhvilloi një takim të ngjashëm në Vlorë me kryebashkiakun Ermal Dredha dhe të gjithë drejtuesit e bashkisë. Rama kaloi në veprim me reformim të Partisë Socialiste në Vlorë, ku ka komanduar dy drejtues të rinj: Klevis Kason dhe Erjona Ismailin, detyrë që në fushatën elektorale është mbajtur nga Pirro Vengu dhe Vilma Bello.
@NewsIn.Al

