Furtunë në PS/ Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë…
Pas takimit të djeshëm të zhvillua me strukturat në qytetin e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dhënë dorëheqjen.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, Edi Rama ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion në pikun e sezonit turistik, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë.
Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.
Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS në qytetin bregdetar, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.
@NewsIn.Al

