Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: Goditje e madhe për “mafian shqiptare”
Policia ekuadoriane sekuestroi tre ton drogë, një sasi që sipas saj, i përkiste mafias shqiptare, e cila ka lidhur marrëdhënie me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane, si dhe me bandat në vend.
Sekuestrimi i kësaj sasie të kokainës u njoftua zyrtarisht dje në Quito. Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një “goditje të madhe për mafian shqiptare”.
Droga u sekuestrua pas një kontrolli në një fermë në qytetin jugperëndimor të Guayaquil, një port i madh dhe një qendër me rëndësi jetike për trafikimin e drogës në tregjet e SHBA-së dhe Evropës.
Oficerët e policisë dhe ushtrisë zbuluan drogë në kutitë me banane”, tha për mediat shefi i policisë së Guayaquil, Victor Ordonies.
Gjatë operacionit, u arrestuan “pesë individë të dyshuar për lidhje me mafian shqiptare”, shtoi Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet ‘X’.

@NewsIn.Al

